Connect with us

Lajme

Popovski: Duhet të fiksohet se kush bën Qeveri, kush e merr kryetarin e Kuvendit


Nikolla Poposki në kuadër të emisionit Zig Zag në TV Art, deklaroi se më në fund punët kanë marrë të mbarën dhe dialogu po zhvillohet atje ku edhe e ka vendin duke aluduar në debatin që po zhvillohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Pavarësisht faktit se deputetët e partisë së tij kanë bllokuar zgjedhjen e kryetarit, zv/kryetarit dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit për zgjedhje dhe emërime.

“Si hap i parë duhet të jetë vendosja e rregullave fikse. Duhet marrëveshje për çështjet të cilat deri tani janë aplikuar pa marrëveshje. Duhet të fiksohet se kush bën Qeveri, kush e merr kryetarin e Kuvendit, etj. Praktikë në gjithë vendet evropiane është që kryetari i Kuvendit t’u takojë partisë që fiton zgjedhjet”, deklaroi Nikolla Popovski.

Për Popovskin mënyra e vetme për tu tejkaluar kjo situatë është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale.

“Afati më i shpejtë për zgjedhjet lokale mendoj se është në qershor ose korrik. Logjike është që njëkohësisht të mbahen edhe zgjedhjet lokale si e vetmja mënyrë që të tejkalohet kjo situatë”, tha Popovski.

Nëse duhet apo jo të ketë një Përzhino të re Popovski thotë se ato duhet të merren vesh mes veti për praktikat e ardhshme politike.

“Mendoj se jo. Perzhina nuk na i zgjidh problemet. Mendoj se duhet të merremi vesh mes nesh për praktikat e ardhshme politike. Edhe pas disa marrëveshjeve politike si Përzhina dhe zgjedhjet e reja Maqedonia nuk ka dalë nga kriza”, u shpreh Popovski.

Në pyetjen e gazetarit pse nuk kanë pasur seancë me Qeverinë e Shqipërisë përderisa disa here kanë pasur seance ndërqeveritare me atë të Serbisë Popovski tha se të paktën katër here i kanë dërguar ftesë Tiranës zyrtare për seancë ndërqeveritare por për arsye të ndryshme nuk është realizuar.

arsim

TEST

TEST

Continue Reading

Lajme

Dorëheqje e Zaevit ose mocion mosbesimi, vendoset sot fati i Qeverisë

Sot në ora 14:30 skadon ultimatumi i VMRO DPMNE-së për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev. Nëse deri në këtë orë Zaev nuk dorëzon dorëheqjen në Kuvend, atëherë opozita do të inicojë mocion mosbesimi për shkarkimin e Qeverisë.

Kujtojmë se partitë opozitare kanë siguruar 61 nënshkrime deputetësh për të shkarkuar Qeverinë aktuale. VMRO DPMNE dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, si dhe Lëvizja Besa, kanë paralajmëruar formimin e një shumice të re parlamentare.

Kësaj shumice pritet t’i bashkëngjiten edhe deputetë tjerë nga koalicioni i LSDM-së. Bëhet fjalë për partitë e vogla maqedonase dhe të komuniteteve joshumicë, si turq, boshnjak e romë, të cilët janë gati për të kaluar në anën tjetër.

Në rast se kryeministri Zaev nuk jep dorëheqje dhe opozita dorëzon mocion mosbesimi në Kuvend, mocioni duhet të hyjë në procedurë parlamentare më së voni të premten.

Continue Reading

Kosovë

Lajçak nga Selaniku kërkon t’u hiqen vizat kosovarëve

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë se është e rëndësishme që BE të heqë vizat për qytetarët e Kosovës.

Ai ka thënë se pyetja që duhet të bëhet në këtë rast, është se “kur?” dhe jo se a duhet të bëhet një gjë e tillë.

“Për mua pyetja nuk është nëse duhet, por kur dhe si hap të parë do të rekomandojë të nisin bisedimet pa shtyrje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Lajçak.

Ai ka komentuar edhe dorëheqjen e Zoran Zaev nga pozita e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, duke thënë se i njëjti sipas tij nuk arriti ta përmbush premtimin, teksa BE siç thotë ai “humbi një nga parnterët më të mirë”.

“Kryeministri Zaev i humbi zgjedhjet për shkak se nuk ka mundur ta përmbushë premtimin e tij për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian, ndërsa premtimin e tij nuk e përmbushi jo për shkak se nuk kishte kryer pjesën e tij, por për shkak se ne, Bashkimi Evropian, nuk kemi mundur ta përmbushim pjesën tonë. Si pasojë e kësaj, humbën një partner i cili ishte besnik ndaj idesë evropiane, konstruktiv dhe i përkushtuar, një nga partnerët më të mirë në rajon”, tha ai.

Këto komente, Lajçak i bëri në Samitin e Selanikut.

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat

Shares