Connect with us

Top News

Stallone si një mafioz në serinë e tij të parë televizive në karrierës së tij

Paramount Plus filloi shfaqjen e serialit aksion për një mafioz nga Nju Jorku që del nga burgu pas 25 vitesh dhe shkon në Tulsa, Oklahoma, SHBA… Interesant është fakti se ky është roli i parë kryesor i Sylvester Stallone në një serial televiziv, pas 80 filmave në karrierën e tij.

Bëhet fjalë për ” Mbretin Tulsa “, kështu që sipas shumë njerëzve, “Sly” (75) me famë botërore po mban ende mirë dhe ende i jep me simpatik linjat përmes theksit të tij të njohur, duke na çuar në botën e mafies.

Ai vetë thotë se televizioni është shumë më i vështirë se të bësh filma, ndaj ky i fundit tashmë i duket si “pushime”.

Në IMDB, seriali ka një vlerësim mesatar prej 8.4 / 10, dhe në Rotten Tomatoes rekomandohet nga 86 për qind e shikuesve.

Top News

Detaje të reja nga vrasja e shtatzënës: Një natë para vrasjes, ish-burri e ka thirrë krejt kohën që të dalë në oborr

Janë bërë më shumë se 14 orë nga vrasja makabre e Hamide Magashit nga ish-burri i saj, Sokol Halili.

Vrasësi i gruas nga Lipjani vazhdon të jetë ende në arrati pas vrasjes së 35 vjeçares në oborrin e QKUK-së. Indeksonline ka kontaktuar me njërën nga gratë shtatzënë që kishte kontakt me të ndjerën ditëve të fundit.

Ajo në kushte anonimiteti ka thënë se ish-burri i saj, Sokol Halili edhe një natë më parë ka qenë te QKUK-ja dhe e ka ftuar disa herë që të del në oborrin e gjinekologjisë për të kontaktuar me të.

“Më ka treguar që ka qenë e ndarë me burrë dhe ka patur probleme të vazhdueshme edhe gjatë shtatzënisë ngase ai e ka kontaktuar vazhdimisht. Një natë para vrasjes e ka thirr tërë kohën që të dal jashtë në oborr, por që nuk pranonte të dilte. Më tregoi shkurt edhe se çfarë i tha ish-burrit. Më thonte se i shkroi se nuk ka çfarë kërkon nga ajo dhe se fëmija është i saj” ka thënë njëra nga shoqet e repartit të gjinekologjisë në kushte anonimiteti.

As fjalosje, as piskama” – Dëshmitari rrëfen se si vrasësi gjakftohtë ia mori jetën gruas shtatzëne

Një dëshmitar tjetrër i rastit ka treguar se si ndodhi vrasja e gruas shtatzëne në oborrin e Gjinekologjisë, në QKUK.

Ai tregon se dorasi ka ardhur krejtësisht i qetë dhe ka kryer vrasjes, shkruan Insajderi.

Para se të shkrepte tre plumba mbi viktimë, dëshmitari tregon se mes çiftit nuk u dëgjua asnjë fjalosje apo pikskam.

“Unë prej trafikes e kom pa tu ec në sekondë është afruar ky zotina, qaty ka kërsit alltia, ajo ka ra në tokë ai zotnia ka ikë anë tjetër. Fjalosje nuk ka pas as piskama, shumë thjesht e ka ba”, thotë dëshmitari i rastit.

35 vjeçarja (Hamide Magashi) që u vra sot nga ish-bashkëshorti i saj (Sokol Halili) kishte qenë në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Ajo iu kishte thënë infermierëve se po dilte deri te kioskat në oborrin e QKUK’së për të blerë gjëra ushqimore.

Pasi kishte kryer blerjet, ajo ishte ulur për të pushuar pak tek ulëset në oborrin e Gjinekologjisë.

Aty ishte shfaqur ish-bashkëshorti i saj, i cili e vrau me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Në përgjigjen e tyre nuk bëhet e ditur nëse vrasësi është arrestuar.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e PK-së.

Continue Reading

Top News

Kurti e bën Rashiqin ministër

Politikani serb, Nenad Rashiq është emëruar ministër në Qeverinë e Kosovës.

Gazeta Express mëson jozyrtarisht se Rashiq do ta udhëheq Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Këtë dikaster deri para pak javësh e drejtonte Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe.

Kjo parti vendosi që të largohet nga institucionet e Kosovës, në shenjë revolte ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave të automjeteve.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Rashiq kishte kandiduar me partinë e tij Partia Progresive Demokratike.

Continue Reading

Top News

Horoskopi për datën 1 dhjetor

Dashi

Të mësosh zakonet dhe argëtimet e një kulture të ndryshme mund të rezultojë në një transformim të fuqishëm. Ju ose dikush që është afër jush do të mendoni për të punuar jashtë shtetit, në të ardhmen e afërt. Kjo është një kohë e mirë për të filluar një lidhje të re nëse jeni beqar. Ju mund të takoni dikë të veçantë.

Demi

Një lidhje e re duket se nuk ka nisur me këmbën e duhur dhe ju po përgatiteni për më të keqen. Do të habiteni kur partneri juaj të organizojë diçka të veçantë që do t’i kthejë ato mendime dhe ndjenja negative në të kundërtën.

Binjakët

Jeni mendërisht dhe shpirtërisht në harmoni me miqtë dhe familjen tuaj më të ngushtë. Kjo e bën të lehtë marrjen e vendimeve të rëndësishme të përbashkëta. Shefi juaj ose një koleg tjetër i vjetër do t’ju kërkojnë përgjigje ose sugjerime.

Gaforrja

Ju e thithni humorin dhe emocionet e njerëzve të tjerë si një sfungjer. Do ta ndjeni menjëherë nëse një mik ndihet keq. Po kështu, do të ndiheni të gëzuar për dikë që ka diçka për të festuar. Edhe pse ka pengesa përpara, qëndroni me shpresë. Do të ketë sukses në anën tjetër të këtyre pengesave.

Luani

Diçka po ju bën të ndiheni të zemëruar dhe të inatosur. Humori dhe emocionet tuaja negative do të fillojnë të ndikojnë në një marrëdhënie të ngushtë nëse nuk bëni një përpjekje të vetëdijshme për t’u marrë me çdo gjë që ju bën kaq të pakënaqur. Rritja e harmonisë brenda vetes do ta bëjë më të lehtë ndërtimin e marrëdhënieve më të mira.

Virgjëresha

Një koleg i vjetër do t’ju bëjë një ofertë interesante. Kjo mundësi nuk do të përsëritet. Jini të gatshëm për të dhënë një përgjigje të shpejtë pasi do të ketë shumë të tjerë që do të duan të rrëmbejnë këtë shans për të përmirësuar jetën e tyre. Mos hiqni dorë nga ajo që duhet të jetë e juaja, sepse kujdesi ju pengon.

Peshorja

Sistemoni një çështje midis jush dhe një shoku apo partneri. Jini të gatshëm t’i diskutoni gjërat. Një ngatërresë ose keqkuptim mund të rregullohet. Një bisedë me zemër do të ndihmojë në pastrimin e ajrit dhe do t’ju kthejë në rrugën e lumturisë reciproke.

Akrepi

Jeni të prirur të ndiheni negativisht për një ofertë që dikush ju bën. Injorojeni këtë reagim të parë. Në vend të kësaj, jepini vetes një shans për të menduar për këtë dhe do të befasoheni nga mënyra se si ideja do fillojë t`ju tërheqë ngadalë. Ndryshimet që po ndodhin tani do të rezultojnë të jenë më të mira.

Shigjetari

Derisa të vijë mundësia e duhur, mund të ndjeni se puna e palodhur dhe talentet tuaja po shpërfillen. Shefi juaj dhe kolegët e dinë saktësisht se çfarë jeni në gjendje të bëni dhe kur të bëhet një ofertë që është shumë e mirë për t’u refuzuar, do të kuptoni se sa shumë ju respektojnë.

Bricjapi

Ka diçka që po ndodh në jetën tuaj që do të dëshironi ta mbani sekret nga dikush që mund t’ju prishë gjithçka. Edhe pse një mik ose i afërm do të mohonte çdo qëllim për të vjedhur idetë tuaja ose për t’ju penguar, ju më mirë nuk do të rrezikoni. Ata kanë ndërhyrë më parë dhe ju nuk do t’i lejoni ta bëjnë këtë më.

Ujori

Ju pyesni veten nëse ka një motiv të fshehtë pas këmbënguljes së partnerit apo shokut të ngushtë për t’ju kënaqur. Çfarëdo që ju nevojitet, gjithçka që duhet të bëni është të kërkoni dhe ata do t’ju bëjnë të lumtur. Nëse ka një arsye pas gjithë kësaj mirësie shtesë, nuk ka rëndësi. Do ta shikoni në të ardhmen. Tani për tani, kënaquni.

Peshqit

Keni një sens intuitiv se çfarë do t’u sjellë më shumë lumturi atyre për të cilët kujdeseni. Nëse ka pasur probleme në marrëdhënie, shfrytëzoni rastin për t`i rregulluar. Njerëzit do të vlerësojnë ndershmërinë tuaj dhe mënyrën se si i parashtroni mendimet tuaja në një mënyrë simpatike dhe diplomatike.

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat

Shares