Connect with us

Top News

Njihni ndryshimin midis një sulmi paniku dhe ankthit

Edhe pse ka disa ngjashmëri, një sulm paniku dhe një sulm ankthi janë kushte të ndryshme mjekësore.

Ankthi lidhet më së shumti me pritjen e një situate stresuese, eksperience apo ngjarjeje, ndaj zhvillohet gradualisht, shkruan Healthline.

Një sulm paniku ndodh papritur dhe përfshin frikë intensive të shoqëruar me simptoma fizike si rrahje të shpejta të zemrës, gulçim ose vjellje. Mund të jenë të pritshme dhe të papritura.

Një sulm i papritur paniku ndodh pa një shkak të dukshëm, dhe një i pritshëm shkaktohet nga stresues të jashtëm si fobitë.

Simptoma të ngjashme

Sulmet e panikut dhe ankthit janë shumë të ngjashme sepse kanë të njëjtat simptoma emocionale dhe fizike. Gjithashtu, një person mund të përjetojë si ankth ashtu edhe sulme paniku në të njëjtën kohë.

– ankth dhe shqetësim

– frika nga vdekja ose humbja e kontrollit

– ndjenja e ndarjes nga bota ose vetvetja

– rrahje të shpejta të zemrës

– dhimbje gjoksi

– vështirësi në frymëmarrje

– shtrëngim në fyt ose ndjenjë mbytjeje

– gojë e thatë

– djersitje

– të ftohtë apo të nxehtë

– lëkundje

– mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash

– të përziera

– dhimbje stomaku ose parehati në stomak

– dhimbje koke

– ndjesi të fikët ose marramendje

Si e dini nëse keni një sulm paniku ose ankthi?

Ankthi lidhet kryesisht me diçka që perceptohet si stresuese ose kërcënuese, dhe sulmet e panikut nuk shkaktohen gjithmonë nga faktorë stresues, kështu që ato zakonisht ndodhin papritur.

Niveli i ndodhjes

Ankthi mund të jetë i lehtë, i moderuar ose i rëndë. Për shembull, ankthi mund të jetë i pranishëm pa vetëdije ndërsa ju bëni aktivitetet tuaja të përditshme. Sulmet e panikut në përgjithësi përfshijnë simptoma serioze që ndikojnë në funksionimin e trupit.

Shpejtësia e fillimit

Ankthi mund të zhvillohet gradualisht dhe sulmet e panikut zakonisht vijnë papritur.

Efekti

Sulmet e panikut zakonisht shkaktojnë shqetësim ose frikë nga një sulm tjetër. Kjo mund të ndikojë në sjelljen në mënyrë që personi të shmangë vendet ose situatat që ata mendojnë se mund të shkaktojnë një sulm.

Shkaqe të ngjashme

Sulmet e papritura të panikut nuk kanë shkaqe të qarta. Sulmet e parashikuara të panikut dhe ankthit mund të shkaktohen nga shkaqe të ngjashme.

– një punë stresuese

– situata sociale

– fobi të tilla si agorafobia (frika nga turmat ose hapësirat e hapura), klaustrofobia (frika nga hapësirat e vogla) dhe akrofobia (frika nga lartësitë)

– kujtime të përvojave traumatike

– sëmundjet kronike (sëmundjet e zemrës, diabeti, sindroma e zorrës së irrituar, astma)

– dhimbje kronike

– tërheqja nga droga ose alkooli

– kafeinë

– barna dhe suplemente

– probleme me gjëndrën tiroide

Mjekimi

Trajtimi përfshin terapi të ndryshme si terapi njohëse, terapi konjitive-sjellëse, terapi ekspozimi dhe teknika relaksimi, si dhe medikamente të tilla si ilaçet kundër depresionit dhe ilaçet kundër ankthit.

Top News

Football Transfers: Behgjet Pacolli, kandidatë për të blerë Manchester Unitedin

Mediumi anglez Football Transfers, shkruan se ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar interesimin e tij për të blerë Manchester United nga familja Glazers.

Pacolli shërbeu si president i dytë i Kosovës nga 22 shkurt 2011 deri më 4 prill 2014.

Ai është gjithashtu miliarder dhe biznesmen i suksesshëm, duke qenë aksionari kryesor i kompanisë zvicerane të ndërtimit dhe inxhinierisë civile Mabetex Group, shkuan Football Transfers.

Pacolli së fundmi ndoqi një ndeshje të Arsenalit në Emirates Stadium kur Topçinjtë mposhtën Leicesterin në gusht.

Dhe i pyetur nga gazetarët të mërkurën nëse ai ishte i interesuar të blinte Manchester United, Pacolli u përgjigj “Në rregull, do ta shqyrtoj”.

Familja Glazer ka nxjerrë zyrtarisht në treg Manchester United pas gati 18 vitesh pronësi.

Glazers po kërkojnë një çmim më të madh se 5 miliardë funte (5.8 miliardë euro) për të shitur klubin.

Pacolli ka pasur në vlerë neto prej 1 miliard euro, sipas Forbes, por ka shumë bashkëpunëtorë të fuqishëm dhe të pasur si në Kremlin ashtu edhe në Uashington, vazhdon shkrimi i Football Transfers.

Një nga postimet e tij të fundit në Instagram është një video e tij me ish-presidentin amerikan Donald Trump. /Telegrafi/

Continue Reading

Top News

Dramë në grupin C! Argjentina në krye të grupit, në Arabi-Meksikë “fiton” Polonia!

Dramë në grupin C, aty ku festuan Argjentina dhe Polonia. Skuadra e Lionel Scalonit mposhti 2-0 Poloninë dhe siguroi vendin e parë në grup.

Leo Messi humbi një penallti në pjesën e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë të takimit erdhën golat e Alexis Mac Allister dhe Julian Alvarez.

Argjentina do të sfidojë Australinë për një biletë në çerekfinalet e Botërorit Katar 2022. Meksikës nuk i mjaftoi fitorja 1-2 ndaj Arabisë Saudite.

Dy gola iu anuluan djemve të Tata Martinos, të cilët u eliminuan vetëm falë golavarazhit. Feston në këtë mënyrë Polonia, që në raundin e 1/8-ve do të përballet me kampionët në fuqi të Francës.

Continue Reading

Top News

Përveç Kupës së Botës … Katari mban dhe ‘konkursin e bukurisë’ së gamiljeve (fotot)

Teksa skuadrat nga e gjithë bota përpiqen në fushën e blertë të futbollit të tregojnë vlerat e tyre në kampionatin e Katarit, vendi po mban një tjetër konkurrim botëror kësaj here të bukurisë, për kafshët katërkëmbëshe të shkretëtirës.

Klubi i Gamiljeve Mzayen në rajonin Ash-Shahaniyah në Katar shpall përditë fituesit e kategorive të femrave që japin më shumë qumësht, të cilët shpërblehen me 20,000 rialë, ose rreth $5,500.

Sot të gjithë po ndiqnin gamiljet e kategorisë Maghateer mbi katër vjeçare, e cila u fitua nga rritësi saudit Mohanna Ibrahim al-Anazi që fitoi 200,000 rialë ($50,000) i cili tha: “Nuk i përshkruaj dot emocionet, femra ime po merr një audiencë si ajo e Kupës së Botës, si ajo e Real Madrid apo Manchester (United). Të gjithë po festojnë.’

by TaboolaSponsored LinksYou May Like
Here Is What Full Mouth Dental Implants Might Cost You in Dubai
Dental Implants Dubai
Pjesëmarrësit vijnë për kompeticionin nga të gjitha vendet e gjirit, për të konkuruar në kategori të ndryshme bazuar në racën dhe peshën e gamiljeve.

Kafshët nxirren në paradë, ndërsa audienca i shikon ato, duke ngrënë ëmbëlsira e duke pirë kafe.

Para konkurrimit në eventin prestigjioz gamiljet ekzaminohen nga ekspertët mjekësorë që i kontrollojnë për të mos pasur kirurgji apo ndërhyje që i përforcojnë tiparet.

Masa është vendosur pasi disa pronarë në të kaluarën janë zbuluar që i bënin injeksione estetike ose kirurgji për të shtuar shanset e tyre të fitores.

Në eventin e mëparshëm 43 gamilje u skualifikuan për këtë arsye.

Hamad Jaber al-Athba, kreu i klubit të gamiljeve Mzayen tha: “Idea është e ngjashme me atë të Kupës së Botës. Ne kemi pjesëmarrës nga i gjithë Këshilli i Bashkëpunimit i Gjirit Persik, dhe sot jemi në ditën e pestë të turneut”.

Gamiljet gjykohen për nga masa e trupit, e kokës së tyre dhe forma e veshëve.

Ndërsa gamiljet e bardha të racës Magateer studiohen në bazë të proporcionit të gjymtyrëve të tyre.

Për gamiljet e racës Asel të cilat kanë karakteristike specifike, gjykatësit kontrollojnë vendndodhjen e veshëve, delikatesën e kockave dhe formën e thundrave.

Në bazë të çmimeve të marrin në kompeticion, pronarët mund të sheshin gamiljet e tyre për çmime më të larta.

Hamad Jaber Al-Athba, organizatori i festivalit tha se një punë e madhe bëhet për të ndaluar manipulimet me anë të injeksioneve apo mbushjeve estetike të kafshëve, për të cilat kryhen skanime e monitorime rigoroze.

Mijëra sauditë marrin pjesë në festivalin e gamiljeve ku zhvillohen gjithashtu gara e shfaqje kompetitive.

Eventi kërkon të ruajë traditën beduinë të vendit arab të pasur me naftë.

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat

Shares