Connect with us

Top News

Shkruan Destan Jonuzi: Pse edhe kur gabon nuk fundoset ASH-ja!

Hyrja e mundëshme e Aleancës për Shqiptarët (ASH) në koalicionin qeveritar dhe bashkangjitja e saj me bllokun e partive të shumicës parlamentar nuk e bënë aq “pisë” këtë parti sa dikush mundohet ta bëjë me deklarata jopërmbajtësore.

Futja e ASH-së në Qeveri nuk është as për interes, siç pretendon grupi i “Zjarrit”, as për të qenë “pataricë” e BDI-së, por nuk është as shpat me dy teha, por një uragan evropian, që mëton të ruaj ekuilbrin pro-evropian dhe proamerikan të shtetit.

Pse nuk është koalicion interesi?

Për arsye se ASH-ja gjithë kauzën e saj opozitare e ka ndërtuar mbi një diskurs politik proevropian, proamerikan, dhe tani kur rrezikohet ky përcaktim është e rrugës edhe ti dalë zot. Hyrja eventuale e ASH-së në Qeveri vetëm se e forcon këtë pozicion të saj. Interesi i futjes së ASH-së në Qeveri është vital për shtetin dhe shoqërinë. Nuk ka tjetër interes më të madh nga këto dy përcaktime programore dhe orientime strategjike të shtetetit dhe shqiptarëve.

Pse ASH nuk është “pataricë” e BDI-së?

Për arsye se po të ishte një “patericë” që moti do ishte pjesë e Qeverisë, ashtu siç bënë disa partiçka që tundin prapanicën sa herë që shohin një karrige të zbrazët. ASH-ja ka ditur të imponojë qëndrime të saj, të jetë stohike në kërkesat e saj dhe nga pozita e opozitës të imponojë debat, madje edhe zgjidhje për probleme që janë anashkaluar ndër vite.

Kujtojmë insistimin për miratimin e ligjit për gjuhët, zgjidhjen e problemit me shtetësinë etj. Për arsye partimore ASH e lëshojë qeverinë, ndërsa dikush priste me padurim të futet për ca stole nëpër pallatet e Shkupit. Atëhërë kush është pataricë e BDI-së? ASH është partia më e madhe opozitare edhe si e tillë do të mbetet. Të gjitha ata që fituan në korrizë të kauzës së saj, mezi priten momentin që të futen në Qeveri. U futën me 12 pika dhe po delë se nuk kanë vënë asnjë presje. ASH të paktën në këtë drejtim është e sinqertë futet në Qeveri për një kauzë më të madhe, por mbështetja e pakusht të qeverisë do ta bënte atë të dobët përballë votuesit.

Andaj marrja hyse nga pushteti nuk duhet ta trembë askënd, ndërsa në sytë e popullit opozitar kjo do të reflektohet në mbështetje edhe më të madhe.

1. Për shkak se ASH-ja do të largohet nga etiketimet e padrejta që janë bërë asaj për afërsi me VMRO-DPMNE-në dhe Levicën
2. Do të jepte porosi unifikuese për përcaktimin strategjik të vendit
3. Do të zbaton politikat e saj institucionalisht

Pse hyrja e ASH-së në Qeveri nuk është thikë me dy teha?

Futja e ASH-së në Qeveri mund të jetë vetëm se një shpat e fuqishme për kundërshtarët e saj politik, anipse deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare kanë mbetur edhe më pak se dy vite. Për këto dy vite ASH do të etablojë politikat e saj dhe do të mund të promovojë politikat e saj.

Nuk do ta konsumon në asnjë mënyrë pushteti, për arsye se funksionarët dhe kuadrot e saj nuk janë provuar më parë për gabime fatale gjatë ushtrimit të ndonjë detyre. Fundja nuk mbanë as konstatimi se gjitha bëmet e BDI-së dhe LSDM-së për pushtetin disa vjeçar pa ASH-në do ti faturohen asaj. Kjo mund të ndodhë vetëm në rast se kapet ndonjë nga funksionarët e saj me “gishtat në mjaltë”, në të kundërtën nuk ndodhë asgjë.

Top News

Detaje të reja nga vrasja e shtatzënës: Një natë para vrasjes, ish-burri e ka thirrë krejt kohën që të dalë në oborr

Janë bërë më shumë se 14 orë nga vrasja makabre e Hamide Magashit nga ish-burri i saj, Sokol Halili.

Vrasësi i gruas nga Lipjani vazhdon të jetë ende në arrati pas vrasjes së 35 vjeçares në oborrin e QKUK-së. Indeksonline ka kontaktuar me njërën nga gratë shtatzënë që kishte kontakt me të ndjerën ditëve të fundit.

Ajo në kushte anonimiteti ka thënë se ish-burri i saj, Sokol Halili edhe një natë më parë ka qenë te QKUK-ja dhe e ka ftuar disa herë që të del në oborrin e gjinekologjisë për të kontaktuar me të.

“Më ka treguar që ka qenë e ndarë me burrë dhe ka patur probleme të vazhdueshme edhe gjatë shtatzënisë ngase ai e ka kontaktuar vazhdimisht. Një natë para vrasjes e ka thirr tërë kohën që të dal jashtë në oborr, por që nuk pranonte të dilte. Më tregoi shkurt edhe se çfarë i tha ish-burrit. Më thonte se i shkroi se nuk ka çfarë kërkon nga ajo dhe se fëmija është i saj” ka thënë njëra nga shoqet e repartit të gjinekologjisë në kushte anonimiteti.

As fjalosje, as piskama” – Dëshmitari rrëfen se si vrasësi gjakftohtë ia mori jetën gruas shtatzëne

Një dëshmitar tjetrër i rastit ka treguar se si ndodhi vrasja e gruas shtatzëne në oborrin e Gjinekologjisë, në QKUK.

Ai tregon se dorasi ka ardhur krejtësisht i qetë dhe ka kryer vrasjes, shkruan Insajderi.

Para se të shkrepte tre plumba mbi viktimë, dëshmitari tregon se mes çiftit nuk u dëgjua asnjë fjalosje apo pikskam.

“Unë prej trafikes e kom pa tu ec në sekondë është afruar ky zotina, qaty ka kërsit alltia, ajo ka ra në tokë ai zotnia ka ikë anë tjetër. Fjalosje nuk ka pas as piskama, shumë thjesht e ka ba”, thotë dëshmitari i rastit.

35 vjeçarja (Hamide Magashi) që u vra sot nga ish-bashkëshorti i saj (Sokol Halili) kishte qenë në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Ajo iu kishte thënë infermierëve se po dilte deri te kioskat në oborrin e QKUK’së për të blerë gjëra ushqimore.

Pasi kishte kryer blerjet, ajo ishte ulur për të pushuar pak tek ulëset në oborrin e Gjinekologjisë.

Aty ishte shfaqur ish-bashkëshorti i saj, i cili e vrau me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Në përgjigjen e tyre nuk bëhet e ditur nëse vrasësi është arrestuar.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e PK-së.

Continue Reading

Top News

Kurti e bën Rashiqin ministër

Politikani serb, Nenad Rashiq është emëruar ministër në Qeverinë e Kosovës.

Gazeta Express mëson jozyrtarisht se Rashiq do ta udhëheq Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Këtë dikaster deri para pak javësh e drejtonte Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe.

Kjo parti vendosi që të largohet nga institucionet e Kosovës, në shenjë revolte ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave të automjeteve.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Rashiq kishte kandiduar me partinë e tij Partia Progresive Demokratike.

Continue Reading

Top News

Horoskopi për datën 1 dhjetor

Dashi

Të mësosh zakonet dhe argëtimet e një kulture të ndryshme mund të rezultojë në një transformim të fuqishëm. Ju ose dikush që është afër jush do të mendoni për të punuar jashtë shtetit, në të ardhmen e afërt. Kjo është një kohë e mirë për të filluar një lidhje të re nëse jeni beqar. Ju mund të takoni dikë të veçantë.

Demi

Një lidhje e re duket se nuk ka nisur me këmbën e duhur dhe ju po përgatiteni për më të keqen. Do të habiteni kur partneri juaj të organizojë diçka të veçantë që do t’i kthejë ato mendime dhe ndjenja negative në të kundërtën.

Binjakët

Jeni mendërisht dhe shpirtërisht në harmoni me miqtë dhe familjen tuaj më të ngushtë. Kjo e bën të lehtë marrjen e vendimeve të rëndësishme të përbashkëta. Shefi juaj ose një koleg tjetër i vjetër do t’ju kërkojnë përgjigje ose sugjerime.

Gaforrja

Ju e thithni humorin dhe emocionet e njerëzve të tjerë si një sfungjer. Do ta ndjeni menjëherë nëse një mik ndihet keq. Po kështu, do të ndiheni të gëzuar për dikë që ka diçka për të festuar. Edhe pse ka pengesa përpara, qëndroni me shpresë. Do të ketë sukses në anën tjetër të këtyre pengesave.

Luani

Diçka po ju bën të ndiheni të zemëruar dhe të inatosur. Humori dhe emocionet tuaja negative do të fillojnë të ndikojnë në një marrëdhënie të ngushtë nëse nuk bëni një përpjekje të vetëdijshme për t’u marrë me çdo gjë që ju bën kaq të pakënaqur. Rritja e harmonisë brenda vetes do ta bëjë më të lehtë ndërtimin e marrëdhënieve më të mira.

Virgjëresha

Një koleg i vjetër do t’ju bëjë një ofertë interesante. Kjo mundësi nuk do të përsëritet. Jini të gatshëm për të dhënë një përgjigje të shpejtë pasi do të ketë shumë të tjerë që do të duan të rrëmbejnë këtë shans për të përmirësuar jetën e tyre. Mos hiqni dorë nga ajo që duhet të jetë e juaja, sepse kujdesi ju pengon.

Peshorja

Sistemoni një çështje midis jush dhe një shoku apo partneri. Jini të gatshëm t’i diskutoni gjërat. Një ngatërresë ose keqkuptim mund të rregullohet. Një bisedë me zemër do të ndihmojë në pastrimin e ajrit dhe do t’ju kthejë në rrugën e lumturisë reciproke.

Akrepi

Jeni të prirur të ndiheni negativisht për një ofertë që dikush ju bën. Injorojeni këtë reagim të parë. Në vend të kësaj, jepini vetes një shans për të menduar për këtë dhe do të befasoheni nga mënyra se si ideja do fillojë t`ju tërheqë ngadalë. Ndryshimet që po ndodhin tani do të rezultojnë të jenë më të mira.

Shigjetari

Derisa të vijë mundësia e duhur, mund të ndjeni se puna e palodhur dhe talentet tuaja po shpërfillen. Shefi juaj dhe kolegët e dinë saktësisht se çfarë jeni në gjendje të bëni dhe kur të bëhet një ofertë që është shumë e mirë për t’u refuzuar, do të kuptoni se sa shumë ju respektojnë.

Bricjapi

Ka diçka që po ndodh në jetën tuaj që do të dëshironi ta mbani sekret nga dikush që mund t’ju prishë gjithçka. Edhe pse një mik ose i afërm do të mohonte çdo qëllim për të vjedhur idetë tuaja ose për t’ju penguar, ju më mirë nuk do të rrezikoni. Ata kanë ndërhyrë më parë dhe ju nuk do t’i lejoni ta bëjnë këtë më.

Ujori

Ju pyesni veten nëse ka një motiv të fshehtë pas këmbënguljes së partnerit apo shokut të ngushtë për t’ju kënaqur. Çfarëdo që ju nevojitet, gjithçka që duhet të bëni është të kërkoni dhe ata do t’ju bëjnë të lumtur. Nëse ka një arsye pas gjithë kësaj mirësie shtesë, nuk ka rëndësi. Do ta shikoni në të ardhmen. Tani për tani, kënaquni.

Peshqit

Keni një sens intuitiv se çfarë do t’u sjellë më shumë lumturi atyre për të cilët kujdeseni. Nëse ka pasur probleme në marrëdhënie, shfrytëzoni rastin për t`i rregulluar. Njerëzit do të vlerësojnë ndershmërinë tuaj dhe mënyrën se si i parashtroni mendimet tuaja në një mënyrë simpatike dhe diplomatike.

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat

Shares