Connect with us

Top News

Për herë të parë në 67 vite! Eurovision ndryshon rregullat e votimit

Për herë të parë në 67 vite, Organizatorët e Eurovizion kanë vendosur të bëjnë ndryshme drastike në mënyrën se si do të votohet, pas parregullsive në votim në edicionin e fundit.

Ndryshimet i japin më shumë fuqi votës së publikut në mbarë botën dhe reduktojnë rolin e jurisë.

Kështu, kënga fituese do të zgjidhet nga shikuesit nga të gjitha shtetet, në kombinim me një juri profesionistësh të muzikës, njoftoi të martën Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU).

Megjithatë, juritë nuk do të përfshihen në mënyrën se si zgjidhen vendet si për gjysmëfinalen ashtu edhe për finalen, e cila do të mbahet në Liverpoolvitin e ardhshëm. Vendet kualifikuese do të vendosen vetëm nga votat e shikuesve.

Futja e votimit global është një ndryshim më i madh se një vendim i diskutueshëm në 2015 për të lejuar Australinë të hyjë në garë. Ka të ngjarë që vendimi të nxisë spekulimet se më shumë vende nga e gjithë bota do të lejohen të hyjnë në garë në të ardhmen.

Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi konkursin e këtij viti me këngën e tyre Stefania, por Ukraina nuk mund ta ushtrojë të drejtën e saj për të organizuar ngjarjen e vitit të ardhshëm për shkak të pushtimit të Rusisë.

Top News

Ambasadori suedez: Kurti në vitin 1998 kërkoi intervenimin e NATO-s në Kosovë

Jonas Westerlund, ambasadori i Suedisë në Kosovë, në një intervistë për “Tëvë1”, ka rikthyer në vëmendje një takim që kishte pasur me kryeministrin Albin Kurti në vitin 1998 kur kishte organizuar një konferencë në Stokholm të quajtur “Shoqëria Civile në Kosovë”.

Westerlund ka thënë se qëllimi ishte të evitohej konflikti në Kosovë. Në këtë konferencë siç tregon ambasadori suedez e kishte takuar një student të ri i cili në fjalimin që kishte mbajtur kishte kërkuar intervenimin e NATO-s.

“Kujtojë që gjatë vitit 1998, kisha organizuar një konferencë në Stokholm të quajtur “Shoqëria Civile në Kosovë”. Qëllimi ishte ta evitonim konfliktin në Kosovë. Në atë konferencë kujtoj që pata takuar një student të ri, i cili mbajti një fjalim duke kërkuar intervenimin e NATO-s në Kosovë”, ka thënë ambasadori.

Tutje, ai ka thënë se këto diskutime ishin bërë para Masakrës së Reçakut dhe se askush s’kishte folur për një intervenim të mundshëm të NATO-s.

Derisa thotë se mendoi që Kurti në atë kohë si student ishte treguar naiv, por thotë se më pas doli krejt e kundërta.

“Këto diskutime ishin para ngjarjes së Masakrës së Reçakut dhe askush nuk fliste për një intervenim të mundshëm të NATO-s. Dhe për atë studentin, mendoja se ishte naiv, por doli e kundërta. Ai student është sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”, ka thënë diplomati suedez.

Continue Reading

Top News

Turqia goditet nga një tërmet tjetër

Qendra sizmologjike e Evropës (EMSC) ka njoftuar se para më pak se një orë Turqia është goditur nga një tërmet tjetër me fuqi prej 5.5 magnitudë.

Deri më tani nuk raportohet për viktima, të lënduar apo dëme materiale

Ndryshe javën e kaluar Turqia dhe Siria janë goditur nga një tërmet shkatërrues, ku si pasojë kanë humbur jetën mbi 11 mijë persona.

E ekipet e shpëtimit po vazhdojnë me operacionet e kërkim-shpëtimit, të personave që kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Në Turqi kanë arritur shumë ekipe të shpëtimit nga vende të ndryshme të botës, ndërsa presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka vizituar zonat e goditura nga tërmeti./Telegrafi

Continue Reading

Top News

Fruti që e bën më të lehtë tretjen!

Nëse dëshironi të hani diçka pas darkës, sigurohuni që të mos jetë diçka që do t’ju rëndojë.

Sipas ekspertëve, ananasi rekomandohet më shumë pasi keni konsumuar një darkë të bollshme dhe super kalorike. Ananasi është i pasur me vitamina dhe minerale siç është magnezi, i cili nxit relaksimin dhe redukton lodhjen. Ky frut rekomandohet veçanërisht për shkak të vetive të tij diuretike, të cilat kanë një efekt të dobishëm në mbajtjen e ujit në trup.

Ky frut i lëngshëm tropikal është i njohur për vetitë e saj antiinflamatore, sepse tradicionalisht përdoret për të trajtuar inflamacionin dhe problemet me tretjen. Ananasi është një frut tropikal veror, i njohur veçanërisht për enzimën tretëse bromelain, e cila ndihmon në tretjen e ushqimit dhe në fund të ditës redukton fryrjet dhe lehtëson tretjen. Bromelaina gjendet vetëm në frutat e freskëta dhe njihet edhe si një suplement për të reduktuar inflamacionin pas operacionit dhe për të parandaluar akumulimin e yndyrës në trup.

Ananasi është gjithashtu plot me fibra të cilat gjithashtu ndihmojnë në tretje. Është i pasur me vitaminë C, e cila mbron qelizat tona dhe ndihmon në ndërtimin e kolagjenit dhe vetëm një filxhan ananas plotëson 100% të nevojës sonë ditore për vitaminë C.

Ananasi mund të na ndihmojë të flemë sepse përmban 20 miligramë magnez për filxhan gjë që i sjell trupit përfitime të panumërta. Magnezi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut, funksionimin e nervave dhe muskujve dhe transporton kaliumin në trup, duke qetësuar kështu trupin dhe mendjen tonë.

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat

Shares