Connect with us

arsim

TEST

arsim

Kosova fiton edhe tri medalje në Olimpiadë, kësaj radhe në matematikë

Tre studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” janë stolisur me medalje në Olimpiadën Matematikë Ndërkombëtare për Studentë Universitar.

Pas suksesit të xhudistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike në Tokio, medalje kane fituar edhe Arben Ajredini, Duart Nishefci e Andi Sejdiu, të tre studentë të vitit të tretë në UP, të cilët kanë fituar një Medalje të Artë, një Medalje të Argjendtë dhe një Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematikë.

Kryetar i Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, Armend Shabani ka thënë për Telegrafin se përgatitjet për këtë garë, ku Kosova merr pjesë tash e tri vite bëhen vazhdimisht.

“Përgatitjet për gara të tilla janë të vazhdueshme. Mund të them që këta student merren me aktivitete garuese që nga shkolla e mesme, por me përgatitje intensive, me synim rezultatet në këtë garë, janë marrë që nga muaji mars”, u shpreh ai.

Shabani theksoi po ashtu se edhe në garat tjera, studentët nga Kosova kanë arritur të marrin çmime, por kjo është hera e parë që kanë arritur të fitojnë vendin e parë.

“Kjo është hera e tretë që studentët tanë marrin pjesë në këto gara. Edhe në dy garat e tjera kemi arritur çmime (të dytin dhe të treti), por kjo është hera e parë që marrim çmim të parë”, tha Shabani.

Studenti i Departamentit të Matematikës në Universitetin e Prishtinës, Arben Ajredini ka fituar Çmim të Parë (Medalje të Artë).

Studenti i Departamentit të Matematikës në Universitetin e Prishtinës, Duart Nishefci ka fituar Çmim të Dytë (Medalje të Argjendit).

Ndërsa, studenti tjetër i Departamentit të Matematikës, Andi Sejdiu ka fituar Çmim të Tretë (Medalje të Bronztë)./Telegrafi/

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat

Shares