Connect with us

Lajme

Zyrtare: Azem Sadiku aderon në ASH

Kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiku ka zyrtarizuar kalimin e tij në Aleancën për Shqiptarët, njofton Desku.tv. Sadiku ka takuar sot në hapësirat e Kuvendit kryetarin e ASH-së Ziadin Sela dhe Sekretarin e Përgjithshëm të partisë Arben Taravari. Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese ka konfirmuar aderimin e Azem Sadikut në parti.

“Kryetari i Komunës së Studeniçanit, z.Azem Sadiku, tanimë pjesë e familjes së madhe të Aleancës për Shqiptarët. Bashkë me të u bashkuan edhe strukturat lokale të cilët nuk pranuan pazare me pushtetin aktual. E drejta dhe e pastërta triumfoi!”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndërkohë Desku.tv mëson se kalimi i Sadikut në radhët e Aleancës për Shqiptarët ishte çështje e kryer qysh para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Studeniçan janë angazhuar për fitoren e Sadikut ndaj kundërkadidatit të tij nga radhët e BDI-së.

arsim

TEST

TEST

Continue Reading

Lajme

Dorëheqje e Zaevit ose mocion mosbesimi, vendoset sot fati i Qeverisë

Sot në ora 14:30 skadon ultimatumi i VMRO DPMNE-së për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev. Nëse deri në këtë orë Zaev nuk dorëzon dorëheqjen në Kuvend, atëherë opozita do të inicojë mocion mosbesimi për shkarkimin e Qeverisë.

Kujtojmë se partitë opozitare kanë siguruar 61 nënshkrime deputetësh për të shkarkuar Qeverinë aktuale. VMRO DPMNE dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, si dhe Lëvizja Besa, kanë paralajmëruar formimin e një shumice të re parlamentare.

Kësaj shumice pritet t’i bashkëngjiten edhe deputetë tjerë nga koalicioni i LSDM-së. Bëhet fjalë për partitë e vogla maqedonase dhe të komuniteteve joshumicë, si turq, boshnjak e romë, të cilët janë gati për të kaluar në anën tjetër.

Në rast se kryeministri Zaev nuk jep dorëheqje dhe opozita dorëzon mocion mosbesimi në Kuvend, mocioni duhet të hyjë në procedurë parlamentare më së voni të premten.

Continue Reading

Kosovë

Lajçak nga Selaniku kërkon t’u hiqen vizat kosovarëve

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë se është e rëndësishme që BE të heqë vizat për qytetarët e Kosovës.

Ai ka thënë se pyetja që duhet të bëhet në këtë rast, është se “kur?” dhe jo se a duhet të bëhet një gjë e tillë.

“Për mua pyetja nuk është nëse duhet, por kur dhe si hap të parë do të rekomandojë të nisin bisedimet pa shtyrje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Lajçak.

Ai ka komentuar edhe dorëheqjen e Zoran Zaev nga pozita e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, duke thënë se i njëjti sipas tij nuk arriti ta përmbush premtimin, teksa BE siç thotë ai “humbi një nga parnterët më të mirë”.

“Kryeministri Zaev i humbi zgjedhjet për shkak se nuk ka mundur ta përmbushë premtimin e tij për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian, ndërsa premtimin e tij nuk e përmbushi jo për shkak se nuk kishte kryer pjesën e tij, por për shkak se ne, Bashkimi Evropian, nuk kemi mundur ta përmbushim pjesën tonë. Si pasojë e kësaj, humbën një partner i cili ishte besnik ndaj idesë evropiane, konstruktiv dhe i përkushtuar, një nga partnerët më të mirë në rajon”, tha ai.

Këto komente, Lajçak i bëri në Samitin e Selanikut.

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat

Shares