Connect with us

Kulturë

Dy aktorët më të famshëm të “Sulltanit” janë me origjinë shqiptare

Një prej serialeve turke më të ndjekura në ven ka qenë “Muhtesem Yizyil”, apo “Sulejmani i Madhërishëm”. Por, pak prej ndjekësve e dijnë që dy prej aktorëve kryesorë të këtij seriali janë më origjinë shqiptare, shkruan Express.

Aktori Halit Ergenç, i cili luan rolin kryesor në këtë serial, në një intervistë të realizuar kohë më parë kishte pranuar se është nga Shqipëria.

“Mund të them me plot gojën se në damarët e mi ka gjak shqiptari”, kishte deklaruar Ergenç në një intervistë.

Por, përveç tij, në këtë serial ka luajtur edhe një aktore me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për aktoren Pelin Karahan, që në serial luante rolin e vajzës së Sulltanit.

Në një intervistë, Karahan ka thënë se është lindur dhe rritur në Ankara, por se me rrënjë është shqiptare.

“Unë jam lindur dhe rritur në Ankara, por jam me rrënjë shqiptare nga ana e gjyshes”, ka deklaruar ajo.

Pas kësaj, moderatori i emisionit thotë se edhe gruaja e tij është shqiptare, derisa flet edhe për shqiptarët.

“Edhe gruaja ime është shqiptare 100%. Shqiptarët janë shumë të drejtë. Janë të vendosur. Gratë janë shumë të besueshme dhe të drejta”, kishte thënë moderatori./Gazeta Express

Familja

“Për Pak Dashuri” është romani më i ri i shkrimtares Afërdita Xheladini Aliu

“Për Pak Dashuri” është libri më i ri i shkrimtares Afërdita Xheladini Aliu. Ky roman paraqet një dramë të vërtet, të fuqishme dhe prekëse, e ndërthurur me shumë vuajtje, sakrificë, vështirësi. Por, mbisundon dashuria që sjell jeta në rrugëtimin e dy femrave ndër vite dhe që në mënyrë autentike shtjellohen në këtë roman.

Mes regresives dhe të vjetrës, shkrimtarja në këtë libër sjell progresiven dhe të renë. Ajo me talentin e saj prek tema që zgjojnë kërshërinë e lexuesit. Mbi dhimbjen dhe vuajtjen ajo vë me mjeshtëri në spikamë dashurinë, që simbolizon shpresën për të ardhmen.

“Fokusi i veprave të mija vazhdon të mbetet gruaja. Romani ‘Për pak dashuri’ paraqet një dramë tejet të fuqishme dhe prekëse, të ndërthurur me shumë vuajtje, sakrificë, vështirësi dhe shumë dashuri që i sjell jeta në rrugëtimin e dy femrave ndër vite dhe që në mënyrë autentike shtjellohen në këtë roman”, potencon autorja Afërdita Xheladini Aliu.

Romanin “Për Pak Dashuri” lexuesit mund ta gjejnë edhe në Librarinë “Nobel” në Shkup dhe Tetovë, por i njëjti është edhe në raftet e disa librarive në Kosovë.

Continue Reading

Kulturë

Vjen filmi i parë për Ilirët, bashkëpunim mes Italisë, Kroacisë dhe Sllovenisë

Shumë shpejt gjatë vitit të ardhshëm, do të mund të shohim një film të ri në ekranet e mëdha të kinemave shqiptare.

Aktori i njohur nga Kosova Fatmir Spahiu, i njohur si “Oki” te seriali shumë i dashur për publikun, “Kafeneja Jonë” ka bërë të ditur lajmin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka bërë të ditur, se produksioni “Buka” do të jetë pjesë e projektit filmik të titulluar “Illyricvm”.

Po ashtu aktori tregon, se producentja e filmit është Ankica Tilic, një emër i madh i kinematografisë evropiane, kurse regjisor dhe skenarist është Simon Bogojeviç Narath.

Aktori në postimin e tij ka falënderuar “Qendrën Kinematografike të Kosovës” për votimin e projektit, i cili do të jetë pjesë e koproduksionit në Kroaci, Sllovenisë, Italisë dhe Kosovës.

Continue Reading

Kulturë

Gjejnë çokollatën 120 vjeçare, habiten edhe ekspertët

Biblioteka kombëtare e Australisë ka zbuluar në mesin e koleksionit të gjërave personale të këngëtarit australian Benjon Paterson, një kuti me çokollatë të vjetër afro 120 vite, e cila për çudi ishte në gjendje të mrekullueshme.

Ekspertët australianë e zbuluan çokollatën në një kuti, që i ishte dhënë asokohe ushtarëve që luftonin. E gati 120 vite më vonë, çokollata ishte pothuajse e paprekur dhe e “freskët: që habiti edhe ekspertët e kësaj fushe.

“Kemi ndjerë një aromë interesante derisa e hapëm kutinë. Aty e kuptuan se bëhet fjalë për çokollatë të futur në kuti”, ka deklaruar Jennifer Todd. Çokollatat në kuti ishin porositur nga mbretëresha Victoria për ushtarët që luftonin.

Në secilën prej tyre ishin të shtypura mbishkrimet: “Afrika e Jugut 1900. Ju uroj Vitin e Ri, Victoria RI”. Prodhuesi i çokollatave “Kedberry” kishte bërë të ditur se ishin porositur rreth 35 tonelata çokollatë për ushtarët, të cilat i pagoi drejtpërdrejtë mbretëresha.

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat

Shares