Connect with us

Kuriozitete

Tha që është i dërguari i Zotit, Nazi i grupit “Aurora” me presion të madh ndaj gazetarëve për deklaratat e tij

Nazmi Sfishta i grupit të njohur “Aurora”, muaj më parë ka qenë i ftuar në emisionin n’Kosovë Show ku ka folur për librin e tij “Universofilia”, shkruan lajmi.net.

Nazi ka bërë bujë me deklaratat e tij të habitshme duke thënë se ai ka komunikuar me Zotin dhe është i dërguari i tij, e mes tjerash që edhe ka pas raste kur e kanë pushtuar djajtë.

Nuk dihet ende qëllimi apo vërtetësia e këtyre që thotë Nazi, mirëpo këngëtari me këmbëngulje ushtron presion ndaj gazetarëve me qëllim që t’i shprëndahen videot me deklaratat e tij të çuditshme e të pavërtetuara.

Gazetarët e shqetësuar për shkrimet e tij të vazhdueshme kanë adresuar problemin dhe kanë vendosë ta bëjën publike shqetësimin e tyre se si Nazi nuk ndalet, madje ai fillon t’iu nisë shkrimet që nga ora 07 e mëngjesit, e thuajse çdo ditë e përsërit të njëjtin veprim.

Gazetarët e shqetësuar për shkrimet e tij të vazhdueshme kanë adresuar problemin dhe kanë vendosë ta bëjën publike shqetësimin e tyre se si Nazi nuk ndalet, madje ai fillon t’iu nisë shkrimet që nga ora
07 e mëngjesit, e thuajse çdo ditë e përsërit të njëjtin veprim.

Kuriozitete

Simptomat e nivelit të ulët të testosteronit

Testosteroni është hormon që e prodhon trupi, te meshkujt shumica e testosteronit prodhohet në testikuj, ndërsa testosteroni është përgjegjës për stimulimin e prodhimit të spermës dhe dëshirës seksuale, ndërtimin e masës muskulore dhe eshtërore. Me plakjen e meshkujve, reduktohet edhe prodhimi i testosteronit.

Reduktimin e testosteronit e shkakton shfaqja e shumë simptomave, ndërsa mund të vijë edhe deri te komplikimet. Simptomat e nivelit të ulët të testosteronit shpesh keqinterpretohen si shenja të procesit të plakjes.

Çka është niveli i ulët i testosteronit? – Niveli i ulët i testosteronit diagnostikohet kur niveli i testosteronit është më i ulët se 300 nanogramë në 1 decilitër.

Andropauza, reduktimi i prodhimit të testosteronit në njëfarë mënyre mund të krahasohet me menopauzën tek femrat. Dhe derisa femrat ndiejnë rënien drastike të nivelit të estrogjenit në moshë të caktuar, te meshkujt rënia e nivelit të testosteronit ndodh gradualisht. Nëse rënia e nivelit të testosteronit ndodh më shpejt se sa duhet, vjen deri te shfaqja e një vargu të simptomave.

Dëshira e zvogëluar për seks. – Testosteroni luan rol kyç në libidon e meshkujve. Me kalimin e viteve shumica e meshkujve ndien zvogëlimin e dëshirës seksuale. Te meshkujt me nivel të ulët të testosteronit, reduktimi i dëshirës seksuale ndodh papritmas dhe vërehet më së shpeshti. Gjatë marrëdhënies seksuale, niveli ulët i testosteronit mund të vështirësojë arritjen e orgazmës.

Vështirësitë në arritjen e ereksionit. – Testosteroni nxit dëshirën seksuale dhe ereksionin. Edhe pse testosteroni nuk është i vetmi përgjegjës për arritjen e ereksionit, ai stimulon receptorët e trurit për të prodhuar molekula që nxisin ereksionin. Niveli i ulët i testosteronit mund të shkaktojë gjendje të ndryshme që vështirësojnë arritjen e ereksionit, duke përfshirë trashjen, diabetin dhe arterosklerozën.

Vëllimi i ulët i spermës. – Testosteroni luan rol të rëndësishëm në prodhimin e farës, lëngut që ndihmon në lëvizshmërinë e spermës. Është shumë e thjeshtë: sa më e lartë të jetë shkalla e testosteronit, prodhimi i spermës po ashtu është më i madh. Meshkujt me shkallë të ulët të testosteronit kryesisht vërejnë reduktimin e vëllimit të spermës gjatë ejakulimit.

Rënia e flokëve. – Testosteroni është përgjegjës për një numër të madh të funksioneve trupore, duke përfshirë rritjen e fijeve të flokut. Humbja e flokëve është pjesë natyrore e plakjes për shumë meshkuj. Megjithatë, meshkujt me nivel të ulët të testosteronit mund të vërejnë humbjen e qimeve në zonën e fytyrës dhe trupit, dhe jo vetëm në kokë.

Lodhja dhe mungesa e energjisë. – Meshkujt me nivel të ulët të testosteronit ndihen shumë të lodhur dhe me shumë më pak energji. Nëse shumicën e kohës jeni të lodhur, pavarësisht sasisë së gjumit, ose keni vërejtur që e keni më vështirë të lëvizni apo të motivoheni për ushtrime, është e mundshme që bëhet fjalë për nivel më të ulët të testosteronit.

Humbja e masës muskulore. – Pasi që testosteroni luan rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe forcimin e muskujve, niveli i testosteroneve mund të shkaktojë humbjen e masës muskulore dhe dobësimin e muskujve, veçanërisht të atyre në zonën e duarve, këmbëve dhe gjoksit. Meshkujt që dëshirojnë të kthejnë masën muskulore do të vërejnë që kjo gjë në këtë periudhë është shumë më vështirë se më parë dhe atë për shkak të nivelit të ulët të testosteronit.

Rritja e përqindjes së yndyrave në trup. – Nëse reduktimi i masës muskulore nuk paraqet problem duhet të kujdeseni për rritjen e përqindjes së yndyrave në trup. Edhe pse shkencëtarët ende nuk kanë zbuluar arsyen e saktë, supozohet që po ashtu bëhet fjalë për reduktimin e nivelit të testosteronit në trup. Kështu, muskujt e fortë do të djegin yndyrat dhe kaloritë madje edhe në gjendje të relaksimit. Prandaj, nëse masa muskulore reduktohet, do të reduktohet edhe djegia e yndyrave dhe kalorive, çka shkakton rritjen e përqindjes së yndyrave në trup.

Reduktimi i masës eshtërore. – Osteoporoza është gjendje për të cilën konsiderohet që shfaqet vetëm tek femrat. Megjithatë, meshkujt me nivel të ulët të testosteronit po ashtu mund të vërejnë dobësimin e eshtrave. Testosteroni është i rëndësishëm për ndërtimin dhe forcimin e indit eshtëror. Meshkujt të cilët me vite kanë nivel të ulur të testosteronit kanë rrezik më të madh nga fraktura e eshtrave, veçanërisht në zonën e ijëve, këmbëve dhe brinjëve.

Ndryshimet në disponim. – Femrat kryesisht vërejnë ndryshime të shpeshta të disponimit gjatë menopauzës, kur në trupin e tyre bie niveli i estrogjenit. Meshkujt me nivelin e ulët të testosteronit ndiejnë simptoma të ngjashme. Testosteroni merr pjesë në funksione të ndryshme trupore dhe ruajtjen e shëndetit të pjesëve të ndryshme të trupit duke përfshirë edhe shëndetin psikik. Shkencëtarët kanë konstatuar që meshkujt me nivel të ulët të testosteronit kanë rrezik më të lartë nga krijimi i depresionit dhe mungesa e koncentrimit.

/Telegrafi/

Continue Reading

Kuriozitete

Sapo ta pini kafenë, ju shfaqet skuqje në fytyrë?

Shumica e njerëzve nuk e dinë se cilat ushqime dhe pije shkaktojnë rosacea, mbani në mend ato!

Skuqja e lëkurës ose rosacea mund të shkaktohet nga ushqime të caktuara.

Mund të shfaqet si skuqje, acarim, ndjesi djegieje ose pickimi, por gjithashtu mund të shkaktojë ënjtje, cilësi të pabarabartë të lëkurës dhe gunga të ngjashme me puçrrat.

Rosacea shpesh përkeqësohet nga kafeja, vera dhe ushqimet pikante, por këto nuk janë ushqimet e vetme që duhet t’i keni kujdes, transmeton Telegrafi.

“Rosacea shkaktohet nga ushqimi, stresi mjedisor dhe shprehitë e jetesës. Ekspozimi ndaj dritës së diellit, pijeve të nxehta, alkoolit dhe madje edhe çokollatës mund të përkeqësojë simptomat. Por për dy grupe ushqimesh flitet më pak që gjithashtu shkaktojnë inflamacion të lëkurës”, deklaron Vivian Shi, profesore e dermatologjisë në Universitetin e Arkansas.

Pijet e ftohta, erëzat që gjenden në mustardë ose kanellë, gjithashtu mund të shkaktojnë rosacea. Por, edhe ushqime që përmbajnë formaldehid, i cili tingëllon “i tmerrshëm”, mirëpo ushqimi e përmban natyrisht atë në sasi të vogla, mikroskopike.

Portokallet, dardhat, bananet, si dhe produktet e qumështit, mishi dhe peshku mund ta përkeqësojnë rosacean.

– Çdo rast i rosacea është individual, pra kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që çdo pacient të dijë se cilët janë shkaktarët e tij për përkeqësimin e gjendjes.

“Nëse pini kafe me qumësht dhe më pas skuqeni, përpiquni së pari të eliminoni qumështin, pastaj kafenë dhe përcaktoni se cila nga të dyja ju ka shkaktuar skuqjen në fytyrë”, – thotë Prof. Shi.

Kujdesi për lëkurën me rosacea përfshin kremra të butë pastrues dhe qetësues që përmbajnë panthenol; ka edhe balsame për rosacea.

Është e rëndësishme të përpiqeni të zvogëloni stresin, i cili është një nga shkaktarët më të mëdhenj, të hiqni qafe ushqimet që ju shqetësojnë dhe të minimizoni simptomat e kujdesit të lëkurës./Telegrafi/

Continue Reading

Kuriozitete

Kjo dietë 7-ditore do t’ju ndihmojë kundër stresit

Stresi është reagimi i trupit ndaj presionit të lartë fizik dhe mendor, që një njeri nuk është në gjendje ta përballojë.

Stresi është një përjetim i ndryshëm në varësi të njeriut, por shpesh shkaktohet nga problemet në familje, çift, karrierë ose me paratë.

Stresi mund të shkaktohet edhe nga ngjarje në dukje të parëndësishme ose ngjarje madhore që shfaqen krejt papritur.

Stresi nuk shoqërohet vetëm me ndjesinë e frikshme të ankthit, përkundrazi janë 9 organe të trupit që ndikohen rëndë prej tij.

Kur ndihemi të stresuar, nivelet e kortizolit rriten dhe mund të kompromentojnë funksionet e sistemit imunitar.

Më pas, organizmi përballet me çlirimin e adrenalinës dhe noradrenalinës që rrisin tensionin e gjakut dhe shkaktojnë djersitje të vazhdueshme.

Rritja e nivelit të hormoneve pakëson qarkullimin e gjakut në lëkurë dhe ngadalëson aktivitetin e stomakut duke ndërprerë tretjen.

Një dietë antistres për 7 ditë të javës

Menuja është e larmishme dhe nuk kërkon shumë mund për t’u mbajtur.

Dieta është menduar e tillë, që në fund do ju çlirojë tërësisht nga stresi.

E hënë

Mëngjesi: 200 ml qumësht me pak yndyrë, 20 gram feta biskote integrale

Zemër: 125 ml kos me pak yndyrë dhe fruta

Dreka: 150 gram makarona me 20 gram domate, 100 gram biftek viçi dhe 200 gram mashurka në avull

Zemër: 150 ml qumësht, me pak yndyrë

Darka: 200 gram supë me krem bizelesh, 60 gram proshutë e thatë, marinuar me pak limon, 200 gram sallatë rukola me domate të vogla.

E martë

Mëngjesi: 200 ml qumësht me pak yndyrë, 20 feta biskota integrale

Zemër: 20 gram çokollatë e zezë

Dreka: 40 gram makarona me 60 gram rikota, 2 lugë çaji vaj ekstra të virgjër ulliri, 1 lugë të vogël djathë Grana, 100 gram gjoks pule dhe 200 gr sallatë jeshile.

Zemër: Sallatë me fruta

Darka: 200 gram supë me krem selinoje, 80 gram proshutë të thatë me limon dhe 100 gram patate në avull.

E mërkurë

Mëngjesi: 200 ml qumësht me pak yndyrë, 20 gram feta biskota integrale.

Zemër: Një frut

Dreka: 50 gram spageti me 100 gram perime, karpaco me rukola me 70 gram mish, 10 gram djathë dhe 200 gram sallatë spinaqi

Zemër: Pak fruta të thata

Darka: Supë krem (100 gram spinaq dhe 100 gram patate), me 1 lugë djathë të grirë, një fetë bukë integrale dhe 200 gram sallatë mikse.

E enjte

Mëngjesi: 200 ml qumësht me pak yndyrë, 20 gram feta biskota integrale.

Zemër: Dy biskota integrale dhe një frut

Dreka: 40 gram makarona integrale me 100 gram kunguj, hudhër, majdanoz, një lugë të vogël vaj ulliri, gjysmë lugë të vogël djathë të grirë Grana.

Zemër: Sallatë me fruta

Darka: Eksallop me limon: 100 gram mish viçi dhe 200 gram sallatë mikse.

E premte

Mëngjesi: 200 ml qumësht me pak yndyrë, 20 gram feta biskota integrale.

Zemër: Dy biskota integrale dhe një frut

Dreka: 50 gram oriz integral me 20 gram rukola gatuar me pak qepë, gjysmë litri lëng perimesh, majdanoz dhe pak djathë të grirë. 120 gram salmon dhe 200 gram sallatë jeshile me domate dhe selino

Zemër: Pak fruta të thata

Darka: 200 gram supë me perime, 100 gram gjizë pa kripë, 200 gram mashurka në avull

E shtunë:

Mëngjesi: 200 ml qumësht me pak yndyrë, 20 gram feta biskota integrale.

Zemër: 125 ml kos me pak yndyrë dhe fruta brenda

Drekë: 100 gram gjel deti, 200 gram sallatë jeshile me selino dhe karota

Zemër: Një frut

Darka: 200 gram supë me krem selinoje, 80 gram proshutë e thatë me limon, 100 gram patate në avull

E diel:

Sipas dëshirës suaj/Kosovarja

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat

Shares